Sipas mjekëve, nënat duhet të dinë se disa nga gjërat që ato bëjnë në momentin e lindjes janë të papërshtatshme, dhe konkretisht:
• Paraqiten shumë herët në spital. Sipas tyre në më të shumtën e rasteve këto nëna kanë nevojë për ndërhyrje pasi gjërat nuk ecin shumë shpejt. Kur flasim për ndërhyrje nuk e kemi fjalën vetëm për ndërhyrje kirurgjikale, por edhe plasje të ujërave në mënyrë artificial etj.
• Fillojnë të hanë ushqim në fazën aktive të lindjes. Kjo është e rrezikshme pasi mund të nevojitet një operacon urgjent dhe në rast të tillë stomaku i gruas duhet të jetë bosh.
• Gruaja ecën shumë edhe pse nuk është ende në fazën aktive. Kjo mund të jetë me rrezik pasi nuk do të ketë më fuqitë e duhura në momentin kur do t’i nevojiten, shkruan pernenat.al.
• Fillojnë të shtyjnë shumë shpejt. Kjo duhet të ndodhë vetëm në momentin që ndihet nevoja urgjente për të shtyrë.
• E mban frymën. Kjo shpesh ndodh për shkak të ankthit që ndien. Kjo do të ketë efekte negative në lindje pasi do të vonojë kohën e daljes së bebit, do të rriten rrahjet e zemrës etj.
• Nuk lëvizin nga vendi. Në këtë rast kontraksionet do të jenë më të dhimbshme, por nuk do të vendoset në rrezik jeta e nënës apo e bebes.
• Nuk pranojnë të operohen edhe kur jua kërkon mjeku. Në këtë rast do të rrezikohet jo vetëm jeta e fëmijës por edhe e tyre, sepse mjeku e di më mirë se kur duhet të kryhet kjo ndërhyrje.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë