Fuqia magjike e masazhit

15:50 | 28 Janar 2018
Arbresh.info

Nëse gjithë ditën endeni me take të larta, masazhi është zgjidhja e duhur për ju… Vetë ose me partnerin, është njësoj. Me rëndësi është që të kënaqeni dhe të çliroheni nga stresi dhe tendosja. Ja si ta bënë këtë…

MASAZHI I SHPUTAVE

Me stimulimin e pjesëve të caktuara të shputave çlirohet dhe rinohet trupi. Nëse është i përfshirë edhe partneri, mbështetuni në jastëk të madh në krevat dhe lëshojeni plotësisht trupin. Dorëzojuni atij dhe prekjeve.

Nëse masazhin e bëni vetë, gjeni një karrige komode, uluni mbështetuni, vendoseni njërën shputë anash dhe masazhojeni njëherë njërën e pastaj shputën tjetër. Për të arritur efektet e dëshiruara duhet të ndiqni këta hapa:

1. Lustrimi
Stimulon qarkullimin dhe nxeh shputat. Nga maja e shputës filloni t’i lustroni gishtat nga ana e jashtme dhe e brendshme. Përshkojeni gjithë shputën deri në nyje dhe me lëvizje të buta kthejuni në gishta. Pastaj kaloni në thembër.

2. Lëvizja
Relakson nyjën dhe shputën. Vendoseni njërën dorë nën thembër, ndërsa me dorën tjetër kapeni shputën dhe lëvizeni ngadalë tri deri në pesë herë në secilin drejtim.

3. Tërheqja e gishtave
Kapeni shputën nën hark, ndërsa me dorën tjetër (duke filluar nga gishti i madh i këmbës) mbani gishtat me gishtin e madh të dorës dhe gishtin tregues. Duke rrëshqitur nga baza e gishtave drejt majës dhe anasjelltas, ngadalë tërhiqni gishtat.

4. Rrëshqitja mes gishtave
Kapeni shputën për nyje dhe për thembre. Me gishtin tregues të dorës tjetër rrëshqitni mes gishtave përpara dhe prapa, tri deri në pesë herë.

 5. Presion në thembër dhe hark
Mbajeni shputën në pozitë sikur të shkelni. Me shuplakën e dorës tjetër shtypeni harkun e shputës duke rrëshqitur deri në thembër dhe prapa, shkruan Shegaime. Përsëriteni pesë herë

6. Lustrimi
Duke e përsëritur hapin e parë e përfundoni masazhin.

MASAZHI I FYTYRËS

Ky trajtim ka efekt të ‘liftingut’, që është tendosja e lëkurës, përmirëson qarkullimin dhe pengon shfaqjen e rrudhave. Kjo është ideale nëse e bëni me partnerin. Fillimisht masazhojeni ju atë, pastaj ai ju.

Trajtimin fillojeni me pastrimin e detajuar të fytyrës. Masazhin bëjeni vetëm me prekje me majat e gishtave. Partneri le të qëndrojë pas jush, le të vendosë pakëz vaj në gishta, por jo në fytyrë.

Le të fillojë nga balli dhe të përfundojë nën mjekër, dhe pastaj le të kalojë te veshët. Përdorni vajra minerale dhe bimore. Masazhi duhet përsëritur.

MASAZHI THAI

Edhe pse këtë masazh e realizojnë ekspertët e shkollave budiste të masazhit tajlandez, edhe ju mund të argëtoheni dhe relaksoheni në shoqëri të partnerit. Kuptohet, kjo do të jetë një formë improvizimi që do t’ua nxisë të gjitha ndjesitë.

Rekomandojmë që të masazhoheni në dhomën e gjumit, sepse kurrë nuk i dihet se çfarë mund t’ju bie në mend.

Shtrijuni në bark, ndërsa masazhuesi juaj le t’i lyejë mirë duart me vaj aromatik dhe le të fillojë nga shputat drejt shpinës dhe qafës. Me lëvizje të buta dhe rrethore le të kthehet deri në shputa.

Të njëjtën përsëriteni edhe me pjesën e përparme të trupit. Ju këshillojmë që ta shfrytëzoni fantazinë dhe ta zhvilloni versionin tuaj të Thai masazhit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme