Në Klinikën e Stomatologjisë në QKUK do të filloj ofrimi i shërbimeve të terapisë fikse në Klinikën e Ortopedisë së Nofullave, shërbim ky që ka munguar në shërbimet stomatologjike publike në Kosovë.
Kjo u bë e ditur përmes një komunikate për medie nga ministria e Shëndetësisë.
Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ishte i pranishëm në këtë klinikë i shoqëruarnga u.d drejtoreshë Narqize Arënliu – Hoxha dhe kryesuesja e bordit të ShSKUK-së Aida Rexhepi ishte i pranishëm në Klinikën e Stomatologjisë ku u shënua “Dita Botërore e Shëndetit Oral”
Ministri Vitia, po ashtu pa nga afër punën që po bëhet në këtë klinikë në funksion të rritjes se kapaciteteve shëndetësore për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore shëndetësore në shëndetin oral.
Ministri Vitia u njoftua nga drejtuesit e klinikës për përgatitjet për fillimin e shërbimin e implantologjisë në Klinikën e Kirurgjisë Orale si imperativ i kohës, sepse përveç që është obligim i yni ndaj qytetarëve dhe kostos së lartë që paguajnë qytetarët për marrjen e këtyre shërbimeve, është edhe obligim ligjor në përmbushjen e kurikulës për shkollim specialistik.
“Ju lus të llogarisni në ndihmën time për çkado që varet nga unë si ministër që ky shërbim dhe shërbime tjera siç është përdorimi i Oksidulit të Azotit në procedurat stomatologjike, shërbim për të cilën tashme jemi në finalizim të rregullativës ligjore dhe protokoleve klinike krahas kërkesës nga klinika juaj që ta vëmë në fuksion që ky shërbim aq i domosdoshëm të bëhet i mundshëm për qytetarët tanë.” – tha ministri Vitia me rastin e shënimit të Ditës Botërore për Shëndetin Oral.
Minstri Vitia mirëpriti prezentimin e planit zhvillimor të Klinikës së Stomatologjisë përmes të cilit parashihet që nga ky vit, kjo klinikë të fillojë punën në dy ndërrime duke mundësuar shërbime shëndetësore në periudhë më të gjatë ditore për qytetarë tanë./Arbresh.info/
ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksu...
Caktohet një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri me th...
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Tiranës do t’i shtohet edhe një shkollë e re, Rama: Instituc...
Real Madridi ndihet i rrezikuar, arabët janë të gatshëm ta m...
Edukimi seksual, MASHTI njofton prindërit: Doracakët nuk jan...