Kondicionerët janë “fidanishte” të vërteta të baktereve dhe viruseve, nëse nuk mirëmbahen rregullisht dhe në mënyrë të drejtë.
Mbajtja jo siç duhet e këtyre makinerive çon në shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve më të ndryshme.
Ajri nga kondicionerët, që nuk mirëmbahen rregullisht, shpesh është i cilësisë së keqe, madje ndonjëherë mban edhe me aromë të pakëndshme.
Vendet e lagështa, të ndotura dhe të errëta brenda aparaturave, janë terren i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve, kërpudhave…
Ajri i kondicionuar nxit edhe shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes. Qëndrimi në hapësira të këtilla mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tuaj.
Pasojat më të shpeshta janë irritimi i mukozës së syve, kollitja, të kruarit, infeksione të shpeshta, dhembja e kokës dhe lodhja.
Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër “të jashtëm” që shkakton djersitje.
Veç shkaqeve shëndetësore, ekzistojnë edhe shkaqet teknike për shkak të të cilave është me rëndësi që kondicionerët të kontrollohen dhe dezinfektohen herë pas here.
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...