Federata e Sidikatës së Shëndetësisë së Kosovës, në prag të zgjedhjeve të parakohshme duke iu referuar prezantimeve të programeve të subjekteve partiake, me anë të një komunikate për media kërkon që të merren me prioritet disa kërkesa rreth ambienteve shëndetësore.
FSSHK ka kërkuar nga partitë politike që gjatë kësaj fushate me qëllim të përmirësimit të gjendjes në shëndetësi, të merren në konsideratë gjendja shëndetësore kosovare, njofton Klan Kosova.
Për më shumë ja kërkesat që duan të shqyrtohen me shumë prioritet nga anëtarët e partive politike për shëndetësinë:
”Kërkesat të cilat po ju adresojmë janë kërkesa nga anëtarësia jonë dhe mëgjerë, pra votuesit tuaj potencial.
Pra qëllimi është i vetëm dhe i vetëm për një shëndetësi më të mirë.
Kërkesat:
FSSHK kërkon nga Partitë Politike që Shëndetësia të jetë Prioritet mbi Prioritetet;
FSSHK kërkon që buxheti i sistemit shëndetësor nga Bruto Produkti Vendor(BPV) të rritet në bazë të nevojave vjetore;
FSSHK kërkon nga Partia Politike fituese e zgjedhjeve që në programin e saj qeverisës për shëndetësi të parasheh politika unifikuese në sistemin shëndetësor në të tri nivelet, atë primar sekondar dhe terciar duke promovuar decentralizimin në menaxhim të këtyre sistemeve(integrimi i nivelit primar);
FSSHK kërkon nga Partia Politike fituese e zgjedhjeve që të bëj ngritjen e pagave të punëtorëve shëndetësor(nuk ka pasur ngritje pagash për 3 vite, e inflacioni e ka bërë të vetën);
Me qëllim tëgjithë përfshirjes dhe rregullimit të statusit të punëtorëve shëndetësor, FSSHK kërkon që Ligji i pagave i cili parasheh përcaktimin e koeficienteve për të gjithë të punësuarit në sektorin publik me theks tëveçantë të punëtorëve shëndetësor, të bëhet bashkërisht me përfaqësuesit e punëtorëve shëndetësor;
FSSHK kërkon që pagesa për rrezikshmërinë në vendin e punës, e rregulluar me ligj, si dhe akte të brendshme, tëpërfshihet në rishikimin e buxhetit për vitin 2017;
FSSHK kërkon nga Partia Politike fituese e zgjedhjeve të rrisë numrin e punëtorëve shëndetësor konform standardeve ndërkombëtare për ofrim të shërbimit cilësor shëndetësor(vërejtje mungesë e punëtorëve shëndetësor rreth 5000);
FSSHK kërkon që në programin qeverisës për shëndetësi, të Partive Politike, përmirësimi i kushteve , përmes furnizimit me barna, materialit harxhues dhe pajisjet mjekësore(aparaturat) të jenë me prioritet;
FSSHK kërkonqë fillimi i mbledhjes së premiumeve për sigurime shëndetësore të konsistojë me plotësimin e legjislacionit primar dhe sekondar si dhe transparencës të institucioneve përgjegjëse për mbledhjen e pagesës së premiumeve për sigurim të obligueshëm shëndetësor;
FSSHK kërkon që sistemi informativ shëndetësor të jetë funksional në tërë RKS ;
FSSHK kërkon qëPartitëPolitike në programet e tyre qeverisës për shëndetësi ta rregullojnëplanifikimin dhe ndarjen proporcionale të specializimeve sipas nevojave të popullatës;
Përmirësimi i imazhit të punëtorëve shëndetësor përmes politikave programore qeverisëse(mbrojtja e tyre prej linçimit publik);
Të ngrihet në nivel më të lartë dialogu social( i cili për tre vite ka munguar).
Të nderuar, kërkesat tona vijnë nga baza dhe hulumtimettona, qëllimi ynëështë i qartë Shëndetësi më të mirë.
Të gjitha këto kërkesa kërkojnë afate kohore gjë për të cilën ne jemi të vetëdijshëm dhe zgjidhjae tyre të rangohet nëçështje:akute,afat shkurte dhe afatgjate, e të cilat duhet t’i zgjedhim bashkërisht.
Ne jemi për bashkëpunim dhe kontraktim të një shëndetësie me të mirë në Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e dërguar, drejtuar partive politike.
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...
Vazhdon “magjia” e Cole Palmer në Premier League
Evertoni i ndali me barazim tre gjigantët e Premier Leagues ...
39 vjet burgim dhe 260 mijë euro gjobë për 9 të akuzuarit në...