Fryrja e stomakut është ënjtje me dhimbje në zonën e barkut, e cila mund të shkaktohet kur hani diçka me të cilën nuk pajtohet trupi juaj.
Metodat për trajtimin e këtij fenomeni fillojnë nga konsumimi i ushqimeve të caktuara e deri te konsumimi i shumtë i ujit, transmeton Telegrafi.
Por, Jason Vale, i njohur si ekspert i nutricionit, ka këshilluar gjatë një interviste të konsumoni lëng që përbëhet me limon, kastravecë, mollë dhe pjeshkë për ta zvogëluar fryerjen e barkut.
“Limoni dhe kastraveci e pastrojnë sistemin e trupit. Duke shtuar mollë dhe pjeshkë ju e bëni pijen të pasur me fibra të tretshme, të cilat ndihmojnë në funksionimin e duhur të organizmit”, ka thënë ai.
Edhe nutriconistja Stephanie Middleberg ka sugjeruar se kastraveci dhe limoni ndihmojnë në zvogëlimin e fryerjes së barkut.
“Jo vetëm se merrni vitaminë C nga limoni, por është mënyrë e mahnitshme edhe për të ndihmuar në sistemin e tretjes. Në anën tjetër, kastraveci rekomandohet për shkak se ndihmon në uljen e ënjtjes”. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...