Fryrja e vazhdueshme e barkut është ndër shenjat kryesore që tregon se një femër mund të jetë duke vuajtur nga kanceri ovarial.
Por, problemi është se kur femrat kanë fryrje të barkut, ato më parë i nënshtrohen një diete për ta shfryrë atë sesa ta vizitojnë doktorin.
Në fakt, nga 1,142 femra të anketuara, më shumë se gjysma e tyre kishin pranuar se e ndryshojnë mënyrën e të ushqyerit kur kanë fryrje barku.
Ky ndryshim përfshin eliminimin e disa ushqimeve të caktuara, siç është gluteni.Ndërsa vetëm 34 për qind e të anketuarve kishin pohuar se e vizitojnë doktorin kur kanë fryrje të vazhdueshme të barkut.
Përveç fryrjes së barkut, simptomat tjera të kancerit ovarial përfshijnë dhimbjen abdominale, humbjen e apetitit dhe nevojën për të urinuar më shpesh./kosovarja/
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...