Dobitë ushqyese dhe mjekësore të ftoit për njeriun ende nuk janë të studiuara mirë por, nga të dhënat e deritanishme të shkencës del në pah se ftoi në dallim nga molla dhe dardha ka disa përparësi në drejtime të ndryshme.
Ndonëse cilësohet si një frut me pak kalori, përmban antioksidantë poli-fenolike jetike. Lëndët catechin dhe epicatechin që ndodhen në frutin e ftoit mënjanojnë ose mbrojnë mukozën e aparatit tretës nga veprimi inflamator e kanceroz i kimikateve toksike, konsumimi i ftonjve është i dobishëm për ata që vuajnë nga gastriti dhe ulçera e stomakut.
Studimet e ndryshme kohore vërtetojnë se në ftua ka dhe përqendrime të lëndëve anti-virale. Frutat janë të pasura me vitaminën C dhe lëndë ushqyese të tjera të cilat ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu një dietë me ftua ndihmon njerëzit me mbipeshë për t’u dobësuar si dhe të kenë një trup të shëndetshëm e sportiv.
Ka studime që tregojnë se ftoi ashtu si dhe dardha ka veti anti-alergjike dhe është i rekomanduar nga mjekët për përgatitjen e ushqimeve të tilla veçanërisht për fëmijët. Konsumimi rregullisht i ftoit jo vetëm që ndihmon tretjen por ndihmon për të mbajtur të ulët nivelin e kolesterolin dhe presonin e gjakut./observer/
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...