Fruti i thatë që forcon sistemin imunitar

16:25 | 7 Shtator 2020
Trina Galanxhi

Mes llojeve të frutave të thata më të shëndetshme, janë pa diskutim bajamet.

Këto fruta të thata, janë një burim i mirë i vitaminës E, e cila përmirëson shëndetin dhe pamjen e lëkurës.

Kësaj vitamine i shtohen edhe disa minerale si magnezi, folatet dhe kalciumi.

Bajamet janë ndër të tjera edhe një burim i mirë i yndyrave joshtazore.

Konsumi i rregullt, por jo me tepri i bajameve, forcon sistemin imunitar dhe mbron organizmin nga stresi.

Ndër të tjera, bajamet janë në gjendje që të qetësojnë inflamacionet si dhe parandalon sëmundjet kardiake. /noa.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme