Një foshnje e porsalindur në Ajova ka ndërruar jetë pasi u infektua me virusin HSV-1 të herpesit përmes një puthjeje.
Virusi që është i njëjti që formohet pas enjtjes nga ftohja, ka çuar në meningjit, që është ënjtje e membranave që mbulojnë trurin dhe palcën kurrizore, transmeton portali arbresh.info.
Mariana Sifrit u lind me 1 korrik dhe ishte shumë e shëndetshme. Gjashtë ditë pas lindjes së saj, prindërit e saj Nicole dhe Shane u martuan. Disa orë pas martesës, ata thanë që Mariana ra në gjendje letargjie dhe ndaloi së piri qumësht gjiri, kështu që e dërguan në spital.
Pasi ata mbërritën në Spitalin e Blank Children në Des Moines, mjekët zbuluan se Mariana kishte kontraktuar meningjit HSV-1, një virus herpes që mund të transmetohet nga një person i infektuar edhe nëse nuk kanë një lëndim të hapur.
Të dy prindërit u testuan për virusin, por rezultatet dolën negative, për këtë u arrit në përfundimin që ajo e mori virusin nga një puthje.
Ajo ishte vetëm 18 ditëshe kur ndërroi jetë./Arbresh.info
Në rastin ndaj Bahtijarit, Januzit dhe Shalës, shtohen gjash...
Altin Lala për Arbresh.info: Çekinë e shoh pak të rrezikshme...
Kurti mirëpriti drejtoreshën e NDI- së Nancy Soderberg, disk...
PSD me aksion për autostradën Prishtinë-Gjilan: Një rajon i ...
Foda pret respekt nga Rumania nesër në Bukuresht
Japonia dhuron pajisje mjekësore për spitalin e Gjilanit dhe...