Një fëmijë i lindur nga një grua e infektuar me koronavirus në Kinë, rezultoi negativ në mbartjen e këtij virusi vdekjeprurës, pasi shkencëtarët shprehën shqetësimin se sëmundja mund të kalohej në barkun e nënës.
Pasi rezultoi negativ, foshnja u fotografua duke u marrë nga nëna e saj e infektuar nga punëtorët mjekësorë dhe u largua nga spitali.
Shkencëtarët mbeten të ndarë nëse virusi mund të transferohet te një foshnje nga mitra.
Që nga shpërthimi në dhjetor të vitit të kaluar, shumë pak foshnje janë prekur nga sëmundja vrasëse, e njohur zyrtarisht si COVID-19, shkruan Daily Mail.
Në fillim të këtij muaji, një fëmijë kinez lindi nga një paciente e infektuar me koronavirus dhe më vonë u diagnostikua me sëmundjen, dhe humbi jetën pas 30 orësh.
Fëmija i infektuar, gjinia e të cilit nuk u zbulua në atë kohë, lindi në epiqendrën e shpërthimit, Wuhan në 2 shkurt. Nëna e saj ishte konfirmuar se kishte koronavirus. Mjekët i dhanë foshnjës një provë 30 orëshe dhe rezultati doli pozitiv.
Foshnja u transferua më pas në Spitalin e Fëmijëve Wuhan, i cili u caktua nga qeveria për të trajtuar të gjithë fëmijët e infektuar.
Gjendja e foshnjës ishte e qëndrueshme në atë kohë dhe po monitorohej nga afër, njoftoi spitali përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në mediat sociale.
“Kjo na kujton t’i kushtojmë vëmendje një rruge potenciale të re transmetimi të koronavirusit, transmetimit vertikal nga nënat tek foshnjat,” tha Dr. Zeng Lingkong, mjeku kryesor nga Departamenti i Spitalit të Mjekësisë Neonatal./ts/
Shtetet në zhvillim thonë se 300 miliardë dollarët e ndarë p...
Si nisi karriera e Rovenës?
Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi ës...
Pse Sara i kërkoi falje Drilonit?
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’