Stili i jetesës, ushtrimet, qëndrimi pozitiv dhe ushqimi i shëndetshëm janë përbërësit kryesorë të formulës për shtatzëni të shëndetshme.
Gjatë kohës së shtatzënisë mund të adaptoni disa shprehi të shëndetshme të cilat do t’ju mundësojnë shtatzëni të lehtë dhe do t’ju përgatisin për t’u bërë prindër. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet do t’ju ndihmojnë të ktheheni më shpejtë në formë të mirë pas lindjes.
Me mbajtjen e stilit të shëndetshëm të jetesës dhe qëndrimin pozitiv ndaj jetës do të përvetësoni rolin e nënës së re. Të gjithë këto janë përbërës kryesor të formulës për shtatzëni të shëndetshme, që do t’ju ndihmojë që gjatë shtatzënisë të kujdeseni për veten – dhe kështu edhe për fëmijën tuaj.
Këtë formulë për shtatzëni të shëndetshme e ka krijuar dr. Sears, ndërsa qëllimi i saj nuk është trupi i modelistes pas lindjes e as mbajtja konstante e fëmijës në duar.
Synimi i saj është mundësimi i jetës së shëndetshme për veten që e gjithë kjo në mënyrën më të mirë të reflektojë në fëmijën tuaj, si gjatë shtatzënisë ashtu dhe pas lindjes.
Stili i jetesës
Kjo ka të bëjë me vendimet tuaja se si do ta organizoni kohën në mes punës, relaksimit dhe gjumit, si edhe vendimit që ka të bëjë me konsumimin e alkoolit, duhanit ose ilaçeve. Zgjidhja juaj nuk ka të bëjë vetëm me shtatzëninë – por do të ketë ndikim të madh edhe në shëndetin tuaj dhe shëndetin e fëmijës suaj pas lindjes.
Ushqimi i shëndetshëm
Nëse dëshironi të arrini ushqyerje të balancuar e cila do t’ju ofrojë të gjithë nutrientët e nevojshëm juve dhe fëmijës bëni kujdes në ushqim dhe çdo gjë që konsumoni. Koncentrohuni në ushqimet e shëndetshme dhe ushqimin e llojllojshëm: thoni “po” ushqimeve që janë të pasura me nutrientë, dhe “jo” ushqimit të pashëndetshëm të mbushur me kalori.
Ushtrimet
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm për trupin, ashtu si edhe shëndeti psikik. Sidomos në kohën e shtatzënisë ose gjatë përshtatjes për amësi. Ushtrimet e rregullta do t’ju ndihmojnë që të ndiheni më mirë me trupin tuaj dhe do t’ju mundësojnë gjumë më të mirë.
Qëndrimi pozitiv
Është shumë e rëndësishme të mbani qëndrim pozitiv dhe stabiliteti mental gjatë të mësuarit dhe përshtatjes me të gjithë sfidat që i bart të qenit nënë. Optimizmi në masë të madhe do t’ua lehtësojë të gjitha problemet dhe shqetësimet.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?