Viagra? Jo, faleminderit. Një studim i ri nga Greqia sugjeron se për të luftuar impotencën mund të jetë shumë i dobishëm shtimi i vajit të ullirit në dietën tuaj. Disa lugë më tepër mund t’ju ndihmojnë t’ia dilni edhe pa citrat sidenafili, etj.
Një grup studiuesish nga Universiteti i Athinës ka zbuluar (dhe prezantuar në kongresin e Shoqërisë evropiane të Kardiologjisë në Bavari) se burrat që ndjekin një dietë mesdhetare të pasur me fruta, perime, bishtajore dhe peshk, por edhe emulsionerë natyralë dhe me cilësi të lartë si vaji i ullirit, kanë më pak probleme me ereksionin. Madje, performanca e tyre do të përmirësohej.
“Meshkujt që ndjekin një dietë mesdhetare dhe konsumojnë në veçanti shumë vaj ulliri, priren të reduktojnë me 40% rrezikun e impotencës me kalimin e moshës”, ka shpjeguar Christina Chrysohoou, studiuese dhe autore e kërkimit të kryer në rreth 660 meshkuj me moshë metasatare 67 vjeç, banorë të ishullit grek Ikaria, në Egjeun verilindor.
“Ritualet e dietave afatgjata dhe ushtrimeve duket se prodhojnë një ndikim më domethënës jo vetëm në arterie, por në cilësinë e përgjithshme të jetës, duke përfshirë aftësitë seksuale në fazat e moshës së mesme dhe asaj të vjetër. Konsumimi i vajit të ullirit dhe të mbështeturit në një dietë mesdhetare, ruan performancën e lartë seksuale tek meshkujt”, ka deklaruar shkencëtarja.
Shkalla e disfunksionit erektil në atë grup burrash ishte 20%, shumë më poshtë se 52%, siç prisnin shkencëtarët. Çelësi, sipas shkencëtarëve është ushqyerja: frutat, perimet, arrat dhe vaji i ullirit në vend të gjalpit ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të disfunksionit erektil me 40%. Formula magjike? Të paktën 9 lugë vaj ulliri në javë, të cilat gjithashtu mund të stimulojnë prodhimin testosteronit.
Gjithashtu, hulumtuesit vërejtën se efektet më të dukshme do të konstatoheshin tek personat të cilët jo vetëm konsumonin nëntë lugë vaj ulliri, por gjithashtu konsumonin edhe 13 porcione perimesh, 6 frutash, 3 peshku dhe dy bishtajoresh. Sipas Chrysohoou kjo është një zgjidhje jofarmakologjike, por gjithashtu një përgjigje afatgjatë për mbrojtjen e funksionmit seksual mashkullor. Viagra ka veprim vetëm në afat të shkurtër dhe jo në afat të gjatë.
Sekreti i vajit të ullirit qëndron në aftësinë për të pastruar arteriet dhe për të përmirësuar qarkullimin, me të gjitha pasojat pozitive të rastit: qarkullim më i mirë në zonën e gjoksit, yndyrat e trupit nën kontroll çka do të zvogëlonin edhe ndikimin negativ në hormone, duke çuar kështu në një lloj kurimi natyral të fenomenit. Në fakt, studimet e kaluara e kishin lidhur disfunskonin erektil me problemet kardiovaskulare.
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës