Forconi imunitetin tuaj natyrshëm me ndihmën e kësaj pije të fuqishme që mund të bëni në shtëpi.
Ju duhen vetëm katër përbërës, të cilët kanë veprim antimikrobik dhe përmbajnë një përqindje të lartë të vitaminave, mineraleve dhe ushqyesve të tjerë që nevojiten për të mbrojtur veten nga viruset dhe gripi, transmeton portal arbresh.info
Përveç kësaj, konsumimi i kësaj pije mund të ndihmojë në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe kolesterolit, dhe gjithashtu do të rrisë energjinë tuaj.
Substancat antioksiduese të kësaj pije do të parandalojnë proceset inflamatore në trup, dhe do të ndikojnë pozitivisht në mekanizmin mbrojtës të trupit.
Përbërësit:
2-3 qese çaj kamomili
30ml uthull mole
30ml lëng limoni
1 lugë mjaltë shtëpie
1 litër ujë
Përgatitja:
Në ujë të vluar hidhni edhe qeset e çajit të kamomilit dhe lërini të qëndrojnë për 5-10 minuta. Kullojeni çajin, pastaj shtoni uthull molle, lëng limoni dhe mjaltë. Përzieni pijen dhe lëreni të ftohet.
Mund ti shtoni edhe xhenxhefil.
Kjo pije mund të konsumoni gjatë ditës.
Por, kujdes!
Nëse vuani nga gastriti ose keni stomak të ndjeshëm, nuk rekomandohet të pini këtë pije./arbresh.info/
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...