Përpos peizazhit me ngjyra të bukura, natyra e vjeshtës na siguron me një llojllojshmëri pemësh dhe perimesh të cilat janë të mbushura me vitamina dhe minerale, e të cilat na përgatisin t’i bëjmë ballë dimrit të ftohtë dhe sëmundjeve që sjellë.
Ja disa pemë dhe perime, të cilat rekomandohet të konsumohen gjatë muajve me mot të ftohtë:
Domatet
Domatet janë të mbushura me vitaminë C, e cila është primare për një trup të shëndoshë dhe një mënyrë e përkryer për të forcuar imunitetin për të parandaluar ftohjet e dimrit. Domatet gjithashtu përmbajnë likopen dhe beta karoten, të cilat njihen për vetitë e tyre anti-kanceroze.
Brokoli
Brokoli është super-ushqimi i kësaj sezone, sepse e shpejton metabolizmin dhe e forcon imunitetin me ndihmën e përbërësve të vet si fibrat, vitamina C, hekuri, kalciumi, etj.
Molla
Molla mund të jetë produkt që gjithmonë gjendet në tryezën tuaj të tavolinës, sepse është e mbushur me vitamina dhe minerale, mirëpo mos harroni që molla duhet konsumuar me lëvore, pasi që aty gjinden të gjitha këto vitamina dhe minerale.
Shegët
Shegët janë në sezon nga tetori deri në janar. Farat e vogla, të quajtura arils, janë një burim i shkëlqyer i fibrave dhe janë të mbushura me antioksidantë.
Karotat
Gjithashtu një përzgjedhje e mirë vjeshte, sepse janë të mbushura me beta karroten, fibra dhe kalium.
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit