Flokët janë jo vetëm gjysma e bukurisë, por dhe pasqyra e shëndetit!
Ato mund të tregojnë nëse keni mungesa mineralesh, nese vuani ndonjë sëmundje etj. Shenjat e mëposhtme paralajmërojnë probleme të ndryshme shëndetësore ndaj mos i neglizhoni.
1. Flokë të holluar- Stresi
Nën rrethana normale, flokët tuaj bien kur procesi i rritjes ka ndaluar. Stresi çekuilibron këtë cikël duke përshpejtuar dhe zgjatur procesin e rënies së flokëve. Dehidrimi gjithashtu mund të nxisë humbjen e flokëve.
Ky efekt mund të zgjasë tre deri në gjashtë javë.
2. Flokët e brishtë e të thatë – Problemet e ushqyerjes
Një dietë e varfër ushqimore në vlera ushqyese reflektohet menjëherë në flokët tuaj.
Sigurohuni që të jeni duke marrë yndyrna të mjaftueshme si acidet yndyrore omega-3 dhe yndyrnat e pangopura të cilat u japin shkëlqim flokëve, shkruan Living.
3. Humbja e flokëve anësore – çrregullime hormonale
Nëse jeni duke humbur flokë rreth kurorës së kokës dhe njëkohësisht jeni duke fituar yndyrë në zonën e barkut, keni nivele të larta të dihidrotestosteronit (DHT) Ky fenomen është më i përhapur tek gratë ndërsa për gratë është përgjegjës hormoni DHEA i cila ka të njëjtin efekt.
4. Rënie flokët në formë pullash: Trichotillomania
Trichotillomania është një gjendje e karakterizuar nga rënia e flokëve në formë pullash.
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...