Flet Hamdi Ramadani| Si të mbrohemi, dhe kush rrezikohet më shumë nga Lija e majmunëve?

09:10 | 26 Maj 2022
arbresh.info

Lija e majmunit ka qenë shqetësuese për vendet në botë, por tani më kjo është shqetësuese edhe për vendin tonë, shkruan arbresh.info.

Infektologu, Hamdi Ramadani, ka thënë për arbresh.info se lija e majmunit është sëmundje infektive e cila kryesisht po e sulmon lëkurën dhe po shoqërohet me një fazë të inkubacionit e cila zgjatë një deri në dy javë.

“Është një sëmundje infektive virale dhe kryesisht e sulmon lëkurën, pra simtomatologjia e lijës së majmunëve është e lidhur me ndryshimet karakteristike në lëkurë dhe ato në ndryshime në lëkurë janë karakteristike sepse shoqërohen pas një faze të inkubacionit e cila zgjatë nga një javë deri në dy javë”, tha ai.

Sipas tij, gjatë kohës së inkubacionit pacienti nuk ka ndonjë simptomë por vetëm ethe të lehta, ndërsa pas kësaj faze shfaqen simptomat karakteristike pjesë e majmunëve, ku së pari shfaqet temperaturë deri në 39 shkallë, por bashkë me temperaturën po shfaqet edhe rritja e gjëndrave limfatike në qafë, sqetulla dhe në trupë, duke vazhduar me njolla të skuqura në të gjithë trupin.

“Gjatë kohës së inkubacionit pacienti nuk ka ndonjë simtomatologji, por vetëm ethe të lehta. Ndërsa pas kësaj fazë shfaqen simptomat karakteristike pjesë e majmunëve ku së pari shfaqet temperatura deri në 39 shkallë, bashkë me rritjen e temperaturë shfaqen edhe ethet dhe rritja e gjëndrave limfatike në qafë në sqetulla në trupë, e në vazhdimësi shfaqet edhe një fazë tjetër ku vërehen njolla të skuqura në të gjithë trupin të cilat e përfshijnë ekstremitetin”, tha infektologu.

Infektologu, shton se, përhapja e lijës së majmunëve më së shpeshti bëhet me anë të pështymës së infektuar, sekreteve, gjakut dhe nga spërklat.

“Përhapja e lijës më së shpeshti bëhet me anë të pështymës së infektuar, sekretet e të sëmurit, gjaku i të infektuarit, dhe spërklave etj.”, tha Ramadani.

E, sa i përket mbrojtjes ndaj kësaj sëmundje infektologu tregon se duhet t’iu shmangemi personave të dyshimtë, ti vendosim dorezat, maskat dhe të përdorim dezinfektues.

“Mbrojtja ndaj përhapjes do të bëhet ti shmangin personat e dyshimtë, ti vendosim dorezat, maskat, dhe përdorimi të dezinfektuesve”, tha ai.

Infektologu, thotë se, kjo sëmundje nuk ka grup mosha të cilat i prek, ajo përhapet tek të gjithë personat.

Sipas tij nëse kjo sëmundje shfaqet në vendin tonë, nuk do të ketë izolim të vendit por vetëm personat e prekur nga kjo sëmundje do të izolohen.

“Nëse kjo sëmundje shfaqet në vendin tonë, nuk do të ketë izolim të vendit por vetëm personat e prekur nga kjo sëmundje, por fatmirësisht në vendin tonë nuk ka ende persona të prekur me lijën e majmunit”, tha infektologu Hamdi Ramadani.

Rikujtojmë se rasti i parë i virusit të lisë së majmunit është regjistruar në SHBA gjatë këtij viti, por kjo sëmundje shumë shpejt u përhap edhe në shtetet e tjera duke kaluar edhe në Evropë.

Po ashtu, edhe Sllovenia ka raportuar rastin e parë të infektimit nga lija e majmunit. /Fjolla Bajraktari/arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme