Fleni në krah? Këto fakte mund të vijnë si një surprizë për ju

01:03 | 18 Janar 2021
Trina Galanxhi

Fjetja në krah ka disa të mira shëndetësore, thonë shkencëtarët amerikanë.

Sipas studimit të botuar në Journal of Neuroscience, fjetja në krah ul rrezikun e sëmundjeve neurologjike, të tilla si Alzheimer ose Parkinson, transmeton portali arbresh.info

Ky pozicion kontribuon në pastrimin e trurit nga toksinat që janë grumbulluar gjatë ditës, shumë më tepër sesa duke fjetur në stomak ose shpinë, thuhet në studimin e kryer nga ekspertët e Universitetit Stony Brook.

Duke analizuar imazhin e trurit, ata zbuluan se sistemi limfatik, i cili është përgjegjës për largimin e toksinave, funksionon në mënyrë më efikase kur flemë në krah. Kjo duhet të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve neurologjike.

“Cilësia e gjumit dhe pozicioni i trupit gjatë gjumit janë parametra të rinj që duhet të merren parasysh në zbulimin e rrezikut të çrregullimeve cerebrale”, thuhet në studim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme