Google ADS

Flasin mjekët, këto janë 3 veprimet e vërtetuara shkencërisht se parandalojnë përhapjen e kancerit të gjirit

14:01 | 18 Mars 2018
Arbresh.info

Kanceri i gjirit është një nga llojet më të zakonshme të kancerit tek gratë . 1 në 8 gra preket nga kanceri i gjirit, madje sipas statistikave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës çdo vit raportohen rreth 246.660 raste të reja të kancerit të gjirit dhe më shumë se 50 mijë gra në vit vdesin nga kjo sëmundjedhe numri i grave të prekura nga kjo sëmundje është një rritje.

Ndonëse kjo formë agresive e kancerit shoqërohet dhe shenja të hershme jo shumë femra janë të afta t’i kuptojnë këto sinjale, duke bërë që sëmundja të avancojë pa u ndaluar, mirëpo sipas një studimi të Institutit Kombëtar të Kancerit, 3 veprimet e mëposhtme janë vërtetuar shkencërisht se parandalojnë përhapjen e kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse. Ja cilat janë ato:

1.Ushqeni fëmijën me gji: Ushqyerja me gji lidhet me një rrezik më të ulët për zhvillimin e kancerit të gjirit tek nënat.
Një studim afatgjatë në vitin 2002, i kryer tek gati 150 mijë gra, zbuloi se sa më shumë të ushqejnë fëmijën me gji, aq më të mbrojtura janë nënat nga kanceri i gjirit. Për çdo 12 muaj që një nënë ushqen fëmijën me gji, rreziku për zhvillimin e kancerit të gjirit ulet me rreth 4%.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që nënat t’i ushqejnë foshnjat me gji të paktën 6 muajt e parë.

2.Kufizoni alkoolin: Vazhdojnë të shtohen të dhënat që tregojnë për lidhjen mes alkoolit dhe rrezikut të madh për zhvillimin e kancerit.
Hulumtuesit shkencorë e kanë lidhur atë me një rrezik më të madh për zhvillimin e kancerit të qafës, fytit, mëlçisë, gjirit dhe kancerit të zorrës.

3.Ndiqni një dietë të pasur në perime (sidomos karota): Duke ngrënë perime jo me bazë niseshteje, ushqime me karotenoide, si karotat dhe domatet, si dhe ushqime që janë të larta në kalcium, mund të ulni rrezikun e zhvillimit të kancerit të gjirit. Ndjekja e një diete të pasur me këto lloje ushqimesh, sidomos perimet, ndihmon jo vetëm për parandalimin e kancerit të gjirit, por për gjithë shëndetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme