Tek të rriturit me mbipeshë, gjumi shtesë mund të dërgojë në humbje peshe pa pasur nevojë që të ndërhyhet në dietë, thonë shkencëtarët.
Fjetja e një ore ose dy orëve më shumë, ndihmon njerëzit që të ulin kaloritë, transmeton portal arbresh.info
Studiuesit amerikane zbuluan se njerëzit që flejnë më pas 6.5 orë në natë, humbasin mesatarisht 270 kalori nga marrja e tyre ditore nëse flejnë një orë më shumë.
E qëndrueshme gjatë tre viteve, reduktimi i kalorive mund t’i bëjë njerëzit të humbin rreth 12 kg, pa pasur nevojë që të ndryshojnë dietën gjatë ditës, thonë shkencëtarët. Disa pjesëmarrës në studim konsumuan 500 kalori më pak në ditë pasi kishin përmirësuar gjumin e tyre.
Studimi nuk ishte krijuar për të parë humbjen e peshës, por studiuesit vunë re rënien e kalorive brenda dy javësh pasi pacientët ndryshuan modelet e tyre të gjumit.
“Nëse zakonet e gjumit të shëndetshëm mbahen për një kohë më të gjatë, kjo do të çonte në humbje peshe të rëndësishme klinikisht me kalimin e kohës”, tha Dr Esra Tasali, nga qendra e gjumit në Universitetin e Çikagos.
“Shumë njerëz po punojë për të gjetur një mënyrë për të ulur kaloritë, ndërsa në themi se vetëm duke fjetur mund t’ia dilni”, tha ajo.
Testi studioi 80 të rritur të moshës 21 deri në 40 vjeç me mbipeshë. Gjysma e pjesëmarrësve u caktuan rastësisht për të marrë këshilla të personalizuara për higjienën e gjumit, që synon të zgjasë sasinë e kohës që ata flinin çdo natë.
Studimet kanë treguar se mungesa e gjumit mund t’i shtyejë njerëzit që të shtojnë peshë duke rritur marrjen e ushqimit.
Prova e fundit, e publikuar në Jama Internal Medicine, sugjeron se efektet mund të kthehen duke i ndihmuar njerëzit të flenë më gjatë.
“Shumica e studimeve të tjera mbi këtë temë në laboratorë janë jetëshkurtër, për disa ditë, dhe marrja e ushqimit matet nga sa konsumojnë pjesëmarrësit nga një dietë e ofruar”, tha Tasali. “Në studimin tonë ne manipuluam vetëm gjumin dhe i kërkuam pjesëmarrësit të hanin çfarë të donin, pa regjistrim të ushqimit apo ndonjë gjë tjetër për të ndjekur vetë ushqyerjen e tyre”.
Një nga gjetjet më befasuese nga studimi është se një seancë e vetme këshillimi për gjumin mund të ndryshojë zakonet e njerëzve para gjumit mjaftueshëm për të përmirësuar sasinë e gjumit që ata kanë
Ne thjesht e stërvitëm secilin individ për higjienën e mirë të gjumit dhe diskutuam mjediset e tyre personale të gjumit, duke ofruar këshilla të përshtatura për ndryshimet që mund të bënin për të përmirësuar kohëzgjatjen e gjumit, thuhet në studim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...