Departamenti i Shëndetësisë së Kalifornisë paralajmëroi se njerëzit duhet të mbajnë telefonat e tyre celularë disa metra larg tyre për të zvogëluar ekspozimin ndaj rrezatimit dhe rreziqet shëndetësore.
Kalifornia lëshoi udhëzime për zvogëlimin e ekspozimit ndaj rrezatimit të celularit, në mes të dëshmive në rritje se përdorimi i telefonit celular mund të lidhet me kancerin, vëmendjen, shëndetin mendor dhe çështjet e shëndetit riprodhues, njofton Klan Kosova.
Telefonat celularë transmetojnë informacion duke përdorur sinjale radiofonike me frekuencë të ulët, të cilat mund të na ekspozojnë ndaj rrezatimit jo të shëndetshëm, sidomos kur transmetojmë ose shkarkojmë skedarë të mëdhenj.
Hulumtimi nuk ka qenë në gjendje të dëshmojë përfundimisht se rrezatimi i celularit është i rrezikshëm, por ka pasur studime të mjaftueshme që i lidhin të dyja për të garantuar kujdes, veçanërisht për fëmijët, sipas njoftimit për shtyp të departamentit të shëndetësisë, njofton Klan Kosova.
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’