Tinitusi është gjendja e veshit e cila karakterizohet nga zhurmat e dëgjimit që nuk shkaktohen nga ndonjë burim i jashtëm.
Sipas ekspertëve zhurmat e tringëllimës mund të tingëllojnë si kumbim, gumëzhimë, gumëzhitje, gërvishtje, fishkëllimë, pulsim, muzikë ose këndim, transmeton portali arbresh.info
Kjo tregon se ju mund të keni mungesë të vitaminës B12.
Sipas studimeve, vitamina B12 është e nevojshme për të prodhuar mielinën, mbështjellësin mbrojtës dhe izolues përreth nervave.
Mungesa e vitaminës B12 bën që komunikimi midis nervave të përkeqësohet dhe një mekanizëm i dëmtuar që mund të çojë në tringëllimë në veshët, thonë ekspertët.
Një studim izraelit i botuar në revistën amerikane “Journal of Otolaryngology”, gjeti se fishkëllimat në veshë shoqërohen me mungesën e vitaminës B12 dhe pacientët që vuajnë nga ky problem janë shëruar pikërisht pas marrjes së kësaj vitamine.
Vitamina B12 mund të merret edhe përmes ushqimit.
Ushqimet e pasura me këtë vitaminë janë, mishi, salmoni, merluci, qumështi, kosi dhe djathi./arbresh.info/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...