Në bazë të një studimi të fundit amerikan, është vërtetuar se vetëm disa gota çaj në ditë ulin për 31% rrezikun e kancerit të vezoreve.
Hulumtuesit analizuan dietat e më shumë se 170.000 grave të moshës 25 deri 55 vjeç, për më shumë se tri dekada. Pas analizimit të pyetësorëve, ka rezultuar që gratë, të cilat konsumojnë sasi të larta të ushqimeve që përmbajnë flavonoide, që janë antioksidantë që gjenden në çajra, agrume, fruta dhe lëngje, kishin më pak gjasa për t’u prekur nga kanceri i vezoreve.
Veçanërisht, hulumtuesit zbuluan se çaji i zi është mbrojtës ndaj këtij lloji të kancerit tek femrat. Por përfitimet potenciale të çajit të zi nuk ndalen me uljen e rrezikut të kancerit të vezores. Më poshtë do t’i paraqesim tri gjërat më të habitshme, që mund t’i bëj ky lloj çaji:
Ulë tensionin e gjakut– një analizë e re, e bërë me një numër të madh të pjesëmarrësve, ka vërtetuar se njerëzit që pinë çaj të gjelbër apo të zi çdo ditë për 12 javë më radhë, e kishin presionin me të ulët të gjakut, në krahasim me ata që nuk e konsumojnë këtë çaj.
Ulë rrezikun e kancerit të pankreasit– një studim tjetër ka vërtetuar edhe ndikimin e çajit të zi në uljen e rrezikut për kancer të pankreasit.
Zvogëlon stresin– çaji i zi dhe ai i gjelbër ndihmojnë shumë edhe për t’u qetësuar. Këta dy lloje të çajit zvogëlojnë dukshëm stresit dhe ankthin./ts/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...