Pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me Zyrën Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë dhe Fondacionin për “Programin e Mjekësisë Fetale për periudhën 2022 – 2025”, sot kanë filluar edhe në praktikë trajnimet që do të shërbejnë veçanërisht në raste kur një grua ose foshnja e palindur mund të kërkojë kujdes të specializuar për të arritur rezultatin më të mirë si për nënën ashtu edhe për foshnjën.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë Heleni Vakali, vizituan klinikën e Gjinekologjisë në QKUK ku po zhvillohen trajnimet praktike në baza ditore në kuadër të programit njëvjeçar në Obstetrikë – Ekografi dhe Mjekësi Fetale si subspecializim apo profil i ngushtë.
Përmes njësiteve të mjekësisë fetale: Vlerësohet rrezikshmëria e shtuar e anomalive fetale, konfirmohet diagnoza e anomalive, ofrohen informacione të detajuara rreth rezultateve të mundshme, që përfshin ofrimin e të dhënave shumë disiplinore nga fillimi i monitorimit të vazhdueshëm të shtatzënive, sipas rastit, deri tek komplikimet e mundshme në lindjet e shumëfishta.
Gjithashtu, Ministri Vitia theksoi se të gjitha gratë shtatzëna duhet të kenë qasje falas në kujdesin e specializuar, kur është e nevojshme, thuhet në njoftimin e ministrisë./Arbresh.info
Pjesëtarë të FSK-së po mësojnë në Shqipëri të pilotojnë me h...
Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e një serbi i dys...
Celibashi: 1.7 miliardë lekë duhen vetëm për votim elektroni...
Lista për Familjen për doracakët e Edukatës Seksuale: Disa s...
Burimi për Drenushën: Tezja edhe dy-tri javë reklamon rrobat...
Presidentja Osmani të enjten u adresohet deputetëve