Google ADS

Fillojnë procedurat e prokurimit për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik

16:53 | 5 Maj 2020
Arbresh.info

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka njoftuar se kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, në rrugën “Kujtim Laro”.

Gashi ka shkruar në Facebook se Investimet në infrastrukturën e shëndetësisë primare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Prishtinë janë të vazhdueshme.

Postimi i i plotë:

Një lajm i shumëpritur për banorët e lagjes Veternik ?

Kanë filluar procedurat e prokurimit për projektin e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Veternik, në rrugën “Kujtim Laro”.

Investimet në infrastrukturën e shëndetësisë primare dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Prishtinë janë të vazhdueshme.

E rëndësia e këtyre investimeve për qytetarët është treguar edhe një herë gjatë këtyre ditëve të pandemisë që po i kalojmë.

#investimet2020

#rriNshpi ?

#prishtina ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme