Ka filluar Simpoziumi i VIII-të Ndërkombëtar i Shkencave Shëndetësore me temë “Për shëndetin e kohës së re”.
Në kuadër të këtij Simpoziumi sot u diskutua për sfidat dhe problemet e Fushës së Shkencave Shëndetësore.
Fjalën e nderit në hapjen e Simpoziumit e kishte Prof. JohanBehrens nga Gjermania, tha se temat tabu si siguria e pacientit, pjesëmarrja e pacientit në vendimmarrje dhe gabimet në sektorin e shëndetësisë po fillojnë të diskutohen, si në Gjermani po ashtu edhe në Evropë. Është kënaqësi që Kolegji Heimerer temat e tilla i trajton prej vitesh.
“Objektivi i përgjithshëm i Simpoziumit është të kontribuojë në fushën e Shkencave Shëndetësore dhe gjithashtu të synojë forcimin e ndërlidhjes së pjesës praktike me pjesën teorike. Në kuadër të objektivave të përgjithshëm, objektivat kryesore të këtij Simpoziumi janë edhe të krijojë një forum diskutimi, të nxisë bashkëpunim mes politikë bërësve dhe hulumtuesve në mënyrë që të përmirësohet Fusha e Shkencave Shëndetësore”, thuhet në komunikatë.
Në këtë simpozium me temë “Për shëndetin e kohës se re”, përveç profesionistëve dhe ekspertëve vendor, do të marrin pjesë edhe ekspertë/ doktorë nga Gjermania, Finlanda, Portugalia, Skocia, Amerika, Finlanda, Shqipëria dhe Maqedonia.
Ky Simpozium do të mbahet me 22 dhe 23 shtator, 2017 në Swiss Diamond Hotel, ku përkrah ligjëratave dhe prezantimeve të punës shkencore nga ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë të lartë- cekur, gjatë simpoziumit do të prezantohen edhe projekte hulumtuese nga fusha e shëndetësisë dhe ajo sociale si nga hulumtues lokalë, ashtu edhe nga hulumtues ndërkombëtarë.
Osmani – viktimave të dhunës në familje: S’jeni vetëm ...
“Lojtari më i përkushtuar i vitit”, Gresa s’ia pranon çmimin...
Zgjedhjet në Shqipëri– Celibashi: Më 11 janar nis regjistrim...
FBI po e heton sulmin në Nju Orllins si “terrorist”, i dyshu...
Jessica Alba shpërndan këngën ‘Obsesion’ nga Tayna, teksa fr...
Nga sot, biletat ditore dhe mujoret do të pranohen edhe nga ...