Fëstëkët janë fruta arrore të mrekullueshme që janë cilësuar si simbol i shëndetit dhe mirëqënies qysh nga kohërat e lashta. Këto janë të pasur me shumë vlera ushqyese që janë esenciale për shëndetin.
Fëstëkët, në fakt janë bërthama të marra nga frutat që i pëërkasin familjes Anacardiaceae, me gjini: Pistacia. Kanë një madhësi mesatare dhe besohet të kenë origjinën në vargjet malore të Azisë Perendimore dhe rajonin e Turqisë.
Fëstëkët rriten nën klimë të ngrohtë, verëra të thata dhe dimër të ftohtë. Këto kultivohen në shkallë të larë në SHBA, Iran, Siri, Turqi dhe Kinë. Pas plantacionit duhen rreth 8 deri 1o vite derisa bima të kultivojë frutat e saj. Pas kësaj, frutet kultivohen për shumë vite me rradhë.
Fëstëkët janë fruta ku bërthama e saj gjendet në mes ndërsa është e mbështjellur në dy anët me lëvore të fortë kockore, bërthama ka ngjyrë të gjelbërt të lehtë, formë paksa të zgjatur, arrin 2 cm gjatësi dhe 1 cm gjërësi, ndërsa peshon rreth 0,7-1 gr.
Përfitimet shëndetësore të fëstëkëve
Fëstëkët janë fruta arrore të shijshme dhe të njohura për vetitë e tyre ushqyese. Së bashku me frutat tjera si bajamet, arrat, këto ofrojnë burime të proteinave, yndyrnave dhe mineraleve.
Përzgjedhja dhe ruajtja
Fëstëkët mund të jenë në dispozicion nëpër tregje gjatë gjithë vitit. Mund ti gjeni në dyqane ushqimore të pjekura, të papjekura, me lëvore apo të qëruara, të kripura, të ëmbla etj. Në përgjithësi vijnë nëpër pako hermetike, të mbrojtura nga prishja.
Fëstëkët pa lëvore mund të vendosen në ndonjë vend të thatë dhe të freskët e të ruhen për shumë muaj, ndërsa ato me lëvore apo mbështjellës kockor duhet të vendosen në ndonjë enë hermetike dhe të mbahen brenda frigoriferit për të parandaluar prishjen.
Përdorimi në kuzhinë
Fëstëkët konsumohen zakonisht ashtu siç janë, duke i ndarë lëvozhgat në mes ku në brendësi gjendet bërthama. Gjithashtu mund ti shijoni edhe të pjekura, të kripura apo ehde të ëmbla, njëlloj sikur frutat macadamia dhe kikirikët.
Fëstëkët janë të shijshëm, me shije të këndshme dhe aromë me shije frutash. Mund ta përdorni si shtesë përmbi bakllava, shtrudlle apo ëmbëlsira tjera.
Fëstëkët e grimcuar mund ti përdorni edhe mbi sallata, deserte, akullore, biskota dhe ëmbëlsira tjera.
Profili i sigurisë
Fëstëkët në raste tëcaktuara mund të manifestojnë alergji si rezultat i komponimeve kimike. Personat me alergji të tillë duhet të kenë kujdes sepse simptomat reaguese përfshijnë kruarje të lëkurës, vështirësi në frymëmarrje, manifestime anafilaktike, dhimbje barku, të vjella dhe diarre./femra.net/
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...