Të rriturit në jetën tuaj mund t’ju kenë thënë se frutat dhe perimet ndihmojnë trupin e shëndetshëm, por një studim i ri thotë se është gjithashtu ato janë të mira edhe për shëndetin mendor.
Kjo është vërtetuar edhe sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Anglisë Lindore, i cili sugjeron se fëmijët që hanë pesë ose më shumë porcione me fruta dhe perime në ditë kanë rezultate më të larta në mirëqenien mendore, transmeton portal arbresh.info
Rezultatet më të larta u gjetën tek fëmijët e shkollave të mesme.
“Ne e dimë se mirëqenia e dobët mendore është një çështje kryesore për të rinjtë,” tha studiuesja kryesore, profesor Ailsa Welch.
Nuk hante fruta dhe perime, verbohet adoleshenti në Britani të Madhe
Ky është studimi i parë që heton lidhjen mes sasisë së frutave dhe perimeve që duhet të hanë fëmijët për kujdes të tyre të shëndetit mendor.
Studiuesit analizuan të dhënat nga pothuajse 9,000 fëmijë nga 500 shkolla në qarkun anglez të Norfolk. Kjo përfshinte 1,253 fëmijë në 30 shkolla fillore dhe 7,570 nxënës në 26 shkolla të mesme.
Fëmijët e përfshirë në studim vetë-raportuan ushqimin që kishin zgjedhur për të ngrënë gjatë ngrënies dhe morën pjesë në testet e mirëqenies mendore, të cilat shikonin gjëra të tilla si gëzimi, relaksi dhe si ndiheshin ata duke kaluar kohë me të tjerët.3
Studimi gjithashtu mori parasysh faktorët tjerë që kanë ndikim në mirëqenien mendore, siç janë situatat në shtëpi.
Rezultatet zbuluan se vetëm një e katërta (25%) e fëmijëve të shkollave të mesme dhe 28% e fëmijëve të shkollës fillore raportuan se kishin ngrënë fruta dhe perime të rekomanduara pesë herë në ditë.
Një në 10 fëmijë të anketuar gjithashtu tha se nuk hanin fare fruta apo perime gjatë vakteve.
Autori i studimit Dr Richard Hayhoe tha se rezultatet janë “shqetësuese” dhe se dieta e dobët mund të ndikojë në performancën e shkollës dhe gjithashtu në rritjen e shëndetshme./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...