Asnjë shtet nuk u ofron fëmijëve mundësinë për rritje të shëndetshme dhe një mjedis të përshtatshëm për të ardhmen e tyre, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).
Ekspertët thonë se ndryshimet klimatike dhe reklamat e dëmshme që inkurajojnë konsumin e ushqimit të shpejtë dhe konsumimi i alkoolit nën moshën e pjekurisë, po i rrezikojnë fëmijët.
Mbretëria e Bashkuar u rendit në mesin e dhjetë vendeve të para në botë për shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien e fëmijëve.
Sidoqoftë, ajo ra prapa në mbrojtjen e mjedisit për të ardhmen e tyre.
Raporti i OBSH-së, Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (Unicef) dhe Komisionit Lancet, renditi 180 vendet bazuar në gjasat që fëmija të jetë në gjendje të lulëzojë, duke u përqëndruar në faktorët shëndetësor dhe të mirëqenies si arsimi, ushqimi dhe vdekshmëria e fëmijëve.
Vendet u renditën gjithashtu për nivelet e tyre të emetimit të karbonit.
Rreth 40 ekspertë të shëndetit të fëmijëve paralajmëruan se përparimi gjatë dy dekadave të fundit do të kthehej mbrapsht nëse qeveritë anembanë globit nuk do të bënin ndryshime rrënjësore.
“Vendet duhet të rindërtojnë qasjen e tyre ndaj shëndetit të fëmijëve dhe adoleshentëve për të mbrojtur botën që do të trashëgojnë në të ardhmen”, tha ish-kryeministri i Zelandës së Re, Helen Clark, i cili bashkë-kryeson këtë komision./kk/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...