Sipas një studimi të fundit suedez, nënat që kanë pirë qumësht lope gjatë gjidhënies kanë dhënë një efekt pozitiv tek fëmijët, duke ulur kështu rrezikun e prekjes nga alergjitë e ndryshme.
“Ky është hapi i parë bindër në caktimin e lidhjes së mundhsme mes kequshqyerjes së nënës dhe rrezikut të alergjive te fëmijët”, tha Dr. Peter Leo, profesor asistent klinik i dermatologjisë dhe pediatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Northin Ëestern Feinberg në Çikago.
Lio, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, e quajti punën ‘të bërë mirë, të plotë dhe provokuese’, transmeton portal arbresh.info
Gjatë studimit, studiuesit kanë pyetur më shumë se 500 nëna suedeze për zakonet e tyre të ngrënies në javën e 34-të të shtatzënisë, një muaj para lindjes dhe përsëri katër muaj më vonë.
Ata kontrolluan raportin e nënës në lidhje me konsumimin e qumështit dhe produkteve tjera të qumështit, ndërsa erdhën në përfundim se nënat që kishin mungesë të produkteve të qumështit kishin fëmijë alergjikë ndaj vezës ose qumështit.
A duhet të pini qumësht posa të zgjoheni nga gjumi?
“Ne zbuluam se nënat e fëmijëve të shëndetshëm një vjeç konsumonin më shumë qumësht lope gjatë ushqyerjes me gji sesa nënat e njëvjeçarëve alergjikë”, tha bashkëautorja e studimit Mia Stråvik, një studente doktorature në shkencën e ushqimit në Universitetin e Teknologjisë Chalmers në Gothenburg , Suedi, transmeton portal arbresh.info
“Megjithëse ekziston një lidhje e qartë, ne nuk pretendojmë që pirja e qumështit të lopës do të ishte një ilaç i përgjithshëm për alergjitë ushqimore”, shtoi ajo.
Fëmijët, nënat e të cilëve kanë ngrënë më shumë fruta gjatë ushqyerjes me gji, veçanërisht manaferrat, kanë një përqindje më të lartë të ekzemës deri në ditëlindjen e parë, thuhet gjithashtu në hulumtim. Ekzema, e quajtur gjithashtu dermatit atopik, është një gjendje kronike e lëkurës e karakterizuar nga kruajtje dhe inflamacion. Këto zbulime nuk janë konfirmuar nga biomarkerët dhe duhet të verifikohen.
Hulumtimi është ende në vazhdim, dhe shkencëtarët synojnë të thërrasin nënat që morën pjesë në hulumtim përsëri kur fëmijët e tyre të mbushin katër vjeç me pyetësorë të rinj./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...