Katër nga pesë fëmijë obezë janë të prirë të mbesin mbipeshë tërë jetën, sipas një raporti të ri.
Kjo mund të rezultojë që atyre t’u shkurtohet jeta prej 10 deri në 20 vite, transmeton Telegrafi.
Raporti pohon se shëndeti i fëmijëve është duke u shkatërruar edhe si pasojë e mos ndërmarrjes së masave nga qeveritë.
P.sh., shkencëtarët sugjerojnë që qeveritë t’i ndalojnë reklamat e ushqimeve të pashëndetshme në televizor.
Profesoresha Neena Modi thotë: “Shkenca ekziston dhe çdo kush e sheh; investoni në shëndetin e fëmijëve dhe do të bëni ndryshime të mëdha në shëndetin e tyre në vitet e mëvonshme, rrjedhimisht duke kontribuar në produktivitetin e tyre ekonomik”.
Obeziteti mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme, duke filluar nga mungesa e qëndrueshmërisë e deri te sëmundjet kardiovaskulare. /Telegrafi/
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...