Fasulet e zeza janë ushqim shumë i shëndetshëm.
Vetitë shëruese prej tyre vijnë falë faktit se janë të pasura me shumë komponentë, si fibra, proteina, antioksidues.
PARANDALOJNË KANCERIN
Fitokemikatet dhe flavonoidet në fasulen e zezë parandalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene në trup. Këto dy substanca veprojnë si një antioksidues dhe kundër inflamacioneve, kjo shkakton mosrritjen e qelizave malinje në trup. Antioksiduesit luajnë rol të rëndësishëm në riparimin ose heqjen e qelizave të dëmtuara që mund të prekin qelizat e shëndetshme.
PËR SHËNDETIN E ZEMRËS
Duke shtuar fasulet e zeza në ushqimin tuaj ditor apo gjatë javës, është një nga shprehitë më të mira, pasi përmbajnë shumë fibra. Këto fasule përmbajnë shumë fibra të tretshme, për të cilat është dëshmuar se ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Duke ulur nivelin e kolesterolit në gjak reduktohet edhe rreziku për trashjen e mureve të arterieve, që më pas shkakton sulm në zemër dhe në tru. Po ashtu, fasulet e zeza janë të pasura me sasi të madhe me aminoacide.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...