Google ADS

Farat e lulediellit, ushqimi i duhur

15:51 | 22 Gusht 2017
Arbresh.info

Nganjëherë duam të ikim nga punët e përditshme, të kalojmë kohë me miqtë dhe familjen. Për të kompensuar shpenzimin emocional dhe fizik duhet zgjedhur ushqimet e duhura të grimcuara gjatë ditës.

TË PASURA ME YNDYRA BIMORE DHE VITAMINA

Farat e lulediellit ngadalësojnë plakjen dhe ulin nivelin e kolesterolit në gjak. Ekspertët e bukurisë theksojnë se thonjtë e thyer dhe të lëvorisur shpejtë ndryshojnë nëse përditë hani fara të lulediellit. Farat e lulediellit përmbajnë jod, hekur, magnez, vitamina që janë të domosdoshme për funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut. Acidi folik po ashtu ndodhet në farat e lulediellit që ndikon mirë në sistemin nervor dhe stabilizon disponimin. Shumë njerëz farat e lulediellit i shohin si diçka të shëndetshme. Farat që kalojnë përpunimin minimal termik përmbajnë vitamina D pothuajse sa peshku, e kalium sa bananet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme