Një nga sëmundjet më të rënda dhe që brengos është ajo e kancerit. Numri i njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje është rritur ndjeshëm në disa dekadat e fundit, prandaj shumë studime janë bërë dhe po bëhen, në mënyrë që të gjendet një kurë për ta eliminuar. Mjekësia moderne ka përparuar, por sot ju tregojmë se si farat e lirit dhe çaji i gjelbër mund të janë aleatë kundër kancerit.
ÇAJI I GJELBËR KUNDËR KANCERIT
Çaji i gjelbër vjen nga Azia dhe shumë veti të tij shëruese ishin përshkruar në librin “Book of Tea”, shkruar nga Zen Eisais në vitin 1191. Ishte përdorur për të hequr efektet e alkoolit, si stimulues, për shërimin e sëmundjeve të lëkurës, për të lehtësuar tretjen, parandaluar dhimbjet dhe për përmirësimin e funksionimit të trurit. Shumë studime aktualisht janë duke u marrë për të zbuluar lidhjen e shprehisë së konsumimit të çajit të gjelbër dhe rrezikut të ulët për kancer. Shumë njerëz theksojnë se pas konsumimit të këtij çajit, kanceri i tyre ishte zhdukur. Një studim nga Japonia ofron fakte se të rriturit që kishin konsumuar tri apo më shumë gota me çaj të gjelbër në ditë ishin më pak të rrezikuar nga vdekja si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare dhe sëmundja e kancerit. Dobitë nga konsumimi i çajit të gjelbër: Parandalon kancerin dhe e trajton, sidomos atë në lëkurë, ezofag, stomak dhe zorrë. Përmirëson kujtesën. Parandalon Alzheimer-in. Trajton artritin. Trajton sklerozën multiple. Neutralizon radikalet e lira. Redukton kolesterolin. Rregullon sheqerin në gjak.
FARAT E LIRIT KUNDËR KANCERIT
Farat e lirit tash e një periudhë të gjatë kohore konsumohen nga njerëzit, në formë të infuzionit, pluhurit, vajrave, sepse aminoacidet e shëndetshme të farave të lirit konsiderohen si burim i rëndë- sishëm për fibra. Është përdorur për trajtimin e gjendjeve gastrointestinale (kapsllëk, inflamacionet në zorrë), probleme kardiovaskulare (hipertension, kolesterol të lartë), akne, diabet, mbipeshë, artritin reumatoid dhe simptomat e menopauzës. Shumica e këtyre përdorimeve nuk mbështeten nga shkenca, megjithëse ekzistojnë disa shenja se farat e lirit shërbejnë për: Parandalim dhe kurim të kancerit, sidomos atë në prostatë, mushkëri, zorrë dhe gji. Redukton kolesterolin e keq. Përmirëson funksionimin e veshkave. Lehtëson simptomat e menopauzës. Redukton dhimbjen në gjoks që shfaqet si pasojë e ciklit menstrual. Shëron sëmundjet kardiovaskulare. Redukton rrezikun për të vuajtur nga arterioskleroza. Farat e lirit përmbajnë molekulat e quajtura linjane për të cilat besohet se luftojnë estrogjenin (hormone femërore) brenda trupit të njeriut. Kjo ngadalëson progresin e disa llojeve të kancerit. Megjithëse konsumimi i farave të lirit rekomandohet shumë, duhet të jeni mirë të informuar me kontradiktat me ushqimet tjera, sepse mund të kenë efekt të kundërt si alergjitë, dhimbje në stomak, fryrje dhe gjakderdhje. Nëse jeni shtatzënë apo vuani nga ndonjë sëmundje kronike, gjithmonë këshillohuni me mjekun.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...