Problemet apo sëmundjet e gjëndrave tiroide i prekin një në dhjetë njerëz. Këta probleme, nëse nuk trajtohen në kohën dhe mënyrën e duhur mund të përfundojnë me pasoja serioze shëndetësore.
Funksionet e kësaj gjëndre janë shumë të rëndësishme, duke filluar nga kontrollimi i peshës, balanci i hormoneve, sistemi imunitar, energjia, rënia e flokëve dhe shtypja e gjakut.
Krahas barnave dhe trajtimeve të tjera, një rëndësi të madhe në trajtimin e këtij problemi është një dietë e shëndetshme. Ushqimet e shëndetshme e përmirësojnë funksionimin e kësaj gjëndre, si dhe e forcojnë sistemin metabolik.
Ekspertët sugjerojnë, që një nga ushqimet e duhura për të trajtuar dhe parandaluar problemet e gjëndrës tiroide është kungulli dhe farat e tij.
Kungulli ka një numër të madh të super përbërësve ushqyes. Ata përmbajnë sasi të lartë të proteinave, që janë të nevojshme në funksionimin normal të kësaj gjëndre.
Farat e kungullit gjithashtu kanë efekt edhe në rregullimin e shtypjes së gjakut dhe sheqerit në gjak. Ato kanë një nivel të lartë të zinkut, vitaminave dhe mineraleve të tjera./tetovasot/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...