Llojet e ushqimit që i hamë luajnë rol të rëndësishëm për shëndetin në përgjithësi, e kur bëhet fjalë për ushqimet me veti ushqyese, hidhuni një sy farave, që na furnizojnë me vitaminat e mineralet që kemi nevojë.
FARAT ÇIA Me siguri se keni lexuar shumë për farat çia, sidomos kur jeni në ditë, pasi që këto fara janë përplot me kalcium, fibra dhe fosfor. Fibrat në farat çia janë të rëndësishme për tretjen. Për më shumë, përmbajnë aminoacidet omega 3, esenciale për shëndetin e zemrës.
FARAT E SHEGËS
Një tjetër farë në shërbim të shëndetit janë farat e shegës. Kjo farë ndihmon për të humbur në peshë, sepse përmbajnë pak kalori. Jo vetëm për këtë, por farat e shegës kanë antioksidues dhe vitamina C, që luftojnë radikalet e lira dhe forcojnë sistemin imun.
FARAT E LULEDIELLIT
Konsumimi i ¼ së gotës me fara luledielli ju ofron vitaminën E, shumë e nevojshme, që është janë antioksidues dhe lufton radikalet e lira për të mos dëmtuar qelizat. Po ashtu, përmban përbërës kundër inflamacioneve, përshpejtojnë shërimin dhe përmirë- sojnë lëkurën.
FARAT E KËRPIT
Proteinat janë të rëndësishme, sidomos kur bëhet fjalë për ndërtimin e muskujve. Në këtë rast, shtoni farat e kërpit në gjellët tuaja. Farat e kërpit janë të pasura me fibra që e përmirësojnë tretjen dhe nxitin lëvizjen e zorrëve në traktin tretës.
FARAT E LIRIT
Këto fara janë burim i mirë për aminoacidet omega 3. Marrja e një luge me këto fara ofron më shumë se nevojat ditore me omega 3, që ndihmojnë në luftimin e inflamacioneve. Kështu reduktoni rrezikun për t’u prekur nga migrena, artriti, e madhe edhe nga osteoporoza.
FARAT E KUNGULLIT
Farat e kungullit përmbajnë sasi të madhe të hekurit që e mbajnë nivelin e energjisë në trup në mënyrë stabile. Mund ta krijoni një zamër me fara të kungullit, duke i pjekur, dhe duke ju hedhur gjysmë lugë pluhur të specave djegës dhe pak kripë deti.
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...
Mori një goditje të fortë në fytyrë nga kundërshtari, dalin ...
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...