Vështirë se keni dëgjuar për “Farën e Zezë” (nigella sativa) më herët.
Kjo farë njihet edhe nga shumë emra tjerë, por pavarësisht se si e quani efektet e saj mbeten të njëjtat gjithmonë
Duke filluar nga eliminimi i baktereve të dëmshme në trup, e deri tek rigjenerimi i qelizave dhe indeve trupore, më poshtë i keni dhjetë përfitime shëndetësore të Farës së Zezë, e të cilat i ka vërtetuar edhe shkenca.
Tipi 2 i diabetit
Hulumtuesit kanë zbuluar se vetëm dy gramë në ditë të farës së zezë mund të rezultojnë në përmirësimin e niveleve të sheqerit në gjak, bashkë me zvogëlimin e rezistencës së insulinës, si dhe rritjen e funksionit të qelizës beta në pankreas.
Epilepsia
I publikuar në Medical Science Monitor, një studim ka zbuluar se Fara e Zezë është efektive në zvogëlim e shpeshtësisë së krizave të epilepsisë tek fëmijët që rezistojnë trajtimet e duhura. Fara e zezë ka veti antikonvulsive, transmeton Telegrafi.
Në disa studime qelizore, Fara e Zezë është zbuluar se ka veti antikanceroze, më hollësisht e ndalon rritjen e qelizave kanceroze në zorrë të trashë. Në një studim me minj, kjo farë e ka luftuar me sukses kancerin në zorrë të trashë dhe nuk ka pasur efekte anësore.
Mbrojtja nga sulmet në zemër
Një ekstrakt nga Fara e Zezë është zbuluar që posedon kualitete për mbrojtjen e zemrës, si dhe përmirësimin e përgjithshëm të shëndetit të zemrës.
Kanceri i gjirit
Disa studime e kanë ndërlidhur ekstraktin thymoquinone nga nigella sativa me reduktimin e rritjes së kancerit në gji dhe rritjen e apoptozës (qelizë e vdekjes) në qelizat kanceroze të gjirit.
Këto përfitime shëndetësore të kësaj fare janë vetëm maja e ajsbergut. Shumë studime tjera të ndryshme tregojnë se kjo farë misterioze është më e shëndetshme se ç’mund të imagjinojmë!/Arbresh.info/
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde