Princi Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle, janë duke punuar me drejtues të rëndësishëm biznezi, krerë të korporatave të mëdha dhe zyrtarë kryesorë të marketingut për të ndryshuar mënyrën se si po funksionojnë rrjetet sociale.
Në një intervistë për Fast Company, Harry u shpreh se “peizazhi online ka një gjuhë urrejtje, rrezikshmëri për shëndetin dhe krizë për të vërtetën”. Ai vuri në dukje projektin e tij dhe të Meghan-in, “Stop Hate For Profit”, i cili ishte një fushatë e të drejtave të njeriut për drejtësi racore dhe për të ndryshuar politikat e gjuhës së urrejtjes në internet, veçanërisht në Facebook.
Harry thotë se rrjetet sociale si TikTok, Facebook apo Instagram, janë një formë argëtimi që nuk vjen falas. Ai theksoi se në këmbim të fotove të këndshme të kafshëve, memeve, komunikimit me miqtë dhe familjarët, platformat e rrjeteve sociale po mbledhin informacione personale.
“Sa më shumë të klikoni, aq më shumë dinë ata për ty. Çmimi që po paguajmë është shumë i lartë. Normalisht ne jemi konsumatori, por në fakt, në këto platforma online situata po ndryshon dhe aktualisht jemi produkti.”
Ai u bëri thirrje përgjegjësve të rrjeteve sociale të vendosin standarde të drejta dhe theksoi se situata është shqetësuese, ndonëse dikush që nuk i njeh algoritmet, blerjet e reklamave dhe botën digjitale mund të mos e kuptojë.
Princi është i vetëdijshëm se ka shumë punë për të bërë, megjithatë projekti i përbashkët me njerëz të rëndësishëm të fushës mund ta ndryshojë sadopak për mirë lundrimin në rrjete sociale./lapsi/
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...