Gastriti është inflamacioni i shtresës së brendshme të stomakut dhe shkaktari kryesor i tij është infeksioni bakterial nga helikobakter pylori.
Ai mund të shfaqet papritur (gastriti akut) ose ngadalë me kalimin e kohës (gastriti kronik). Në disa raste, gastriti mund të shkaktojë ulcerë dhe rrit rrezikun e zhvillimit të kancerit të stomakut.
Shenjat dhe simptomat e gastritit janë gërryerje ose ndjesi djegie dhe dhimbje në pjesën e sipërme të stomakut, që mund të përkeqësohet ose përmirësohet me ngrënien, të përziera, të vjella dhe ndjesi e fryrjes në pjesën e sipërme të barkut pasi keni ngrënë.
Një sërë sëmundjesh dhe gjendjesh mund të rrisin rrezikun e gastritit, si sëmundja Crohn dhe sarkoidoza, një gjendje kur qelizat inflamatore rriten në trup.
Faktorët që mund të rrisin rrezikun e gastritit janë infeksioni bakterial, përdorimi i rregull i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, mosha e tretë, abuzimi me alkoolin, stresi dhe sëmundje dhe gjendje të tjera shëndetësore.
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë