Mund të bëhen rezistente ndaj mjekimit
Duke qenë se shumë femra marrin mjekime pa pasur një infeksion të mirëfilltë mykotik, këto baktere me kalimin e kohës bëhen rezistent ndaj antibiotikëve dhe luftimi i infeksionit bëhet shumë më i vështirë. Prandaj është i nevojshëm një ekzaminim nga gjinekologu.
Mund të krijohen edhe në gojë
Kjo nuk është një shaka. Infeksionet mykotike mund të zhvillohen në gojë, në mishrat e dhëmbëve e në rastet më të këqija prekin edhe ezofagun. Fatmirësisht këto janë më të thjeshta për t’u kuruar.
Mund të shkaktohen nga jashtëqitja
Organizmat Kandida zhvillohen në rektum, dhe gjatë jashtëqitjes, ato mund të migrojnë drejt vaginës. Nuk ka një mënyrë për ta parandaluar tërësisht këtë, por mund të pakësoni shanset duke konsumuar ushqime që përmbajnë proibiotikë dhe duke mbajtur një higjenë të mirë.
Edhe meshkujt mund të preken
Nëse një mashkull bën seks të pambrojtur me një femër, e cila ka një infeksion mykotik, edhe ai mund të preket. Simptomat janë skuqje, kruajtje dhe puçra në penis shkruan Jotabu.al
Mund të jenë një shenjë e diabetit
Sipas Mayo Clinic, femrat të cilat kanë një nivel më të lartë të sheqerit në gjak, kanë më shumë probabilitet që të preken nga infeksionet mykotike.
Adhuruesit e makaronave janë më shumë në rrezik
Kandida gjendet natyralist në traktin tretës, por nivelet e saj varen edhe nga mënyra e të ushqyerit. Ata që konsumojnë sasi të larta karbohidratesh, i rrisin mundësitë për t’u prekur nga to.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...