Sipas njohurive të përgjithshme të gjithë e besojmë se kalciumi është i nevojshëm për densitetin e kockave dhe shëndetin e përgjithshëm të eshtrave.
Megjithatë, një studim ka theksuar se këtë proces e bën magneziumi, i cili ndodhet te farat e susamit, farat e lulediellit, basil, brokoli dhe spinaqi, transmeton portali arbresh.info
Disa studime kanë theksuar se përdorimi i nivelit të lartë të kalciumit dhe veçanërisht përdorimin shtojcave të kalciumit, ka gjasa që të rrisë rrezikun e sulmit në zemër, sidomos te gratë.
Shtojcat e kalciumit janë një zëvendësim i dobët për kalciumin dietik, thotë Fondacioni Kombëtar i Osteoporozës.
Kalciumi i tepruar mund të shkaktojë gurë në veshka dhe probleme tjera shëndetësore.
Në anën tjetër, një studim i kryer nga Kolegji i Mjekësisë ntë Baylorit që u përqendrua në marrjen dhe absorbimin e magnezit gjatë fëmijërisë ka gjetur se magneziumi është minerali që rrit dendësinë dhe forcon eshtrat.
“Marrja e magnezit në baza ditore mund të jetë një faktor i rëndësishëm për rritjen e eshtrave te fëmijët”, thotë studimi.
Studimi thotë se kalciumi është shumë i rëndësishëm, por mund të mos e ketë rëndësinë e magnezit.
Ata sugjerojnë që prindërit në veçanti sigurojnë që fëmijët e tyre të marrin shumë magnez për rritjen e kockave të shëndetshme .
Magnezi nuk është mineral i rëndësishëm vetëm për fëmijët, por edhe për moshat e thyera të cilët kanë probleme me eshtra./arbresh.info/
Aksident masiv në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë, përplasen...
Tërmeti i fortë godet Turqinë, sa ishte magnituda
Hajnat vjedhin para dhe stoli ari në një shtëpi në Zveqan
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren