Ekspertët konsiderojnë që çdo personi i është e domosdoshme “biseda me vetveten” dhe vendosja e monologut të brendshëm
Sa herë keni “kapur” duke menduar me zë. Kjo nuk duhet t’ju frikësojë. Përkundrazi! Ekspertët konsiderojnë që çdo personi i është e domosdoshme “biseda me vetveten” dhe vendosja e monologut të brendshëm, transmeton Telegrafi.
Psikoterapeutja dhe autore e shumë librave mbi psikologjinë, Lisa Ferenc, konstaton që hulumtimi i mendimeve me zë ndihmon që ta kuptojmë më mirë të sotmen dhe të ardhmen.
– Nuk ka asgjë më të rëndësishme se mënyra në të cilën bisedojmë me vetveten, sepse monologu i brendshëm shprehet në vetëdijen tonë të përgjithshme dhe në gjendjet emocionale – thekson Ferenc.
Nëse vazhdimisht jeni të gatshëm në mënyrë kritike apo ditën ta filloni me qëndrime negative, do të vështirësoni mundësinë që të përjetoni diçka pozitive.
Lisa këshillon pacientët që të shkruajnë se çfarë konsiderojnë forcë të tyre, në çka janë falënderues dhe cilat anë u janë pozitive. Pastaj të qëndrojnë para pasqyrës dhe zëshëm t’i thonë ato që i kanë shkruar.
Nuk duhet hequr dorë, madje edhe nëse u duket që ajo që e bëjnë është budallallëk.
Një studim ka konstatuar që studentët të cilët kanë thënë gjëra pozitive kanë arritur ta ndryshojnë perspektivën, qëndrimet dhe ndikimin e ambientit.
Kur pëshpëritim pozitivisht atë që na jep forcë që të përballemi me sfidat, gjë që shpesh e bëjnë sportistët para garave të rëndësishme, Ferenc konsideron që është shumë me rëndësi të kuptohen ndjenjat vetjake, pa marrë parasysh se a janë pozitive apo negative.
Mirëpo, psikologia tërheq vërejtjen që thënia e mendimeve negative mund të ketë efekt të keq. Prandaj mendoni pozitivisht dhe mos ngurroni që t’i thoni zëshëm.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...