Me një zgjedhje të mirë ushqimesh mund të përmirësoni tretjen.
Këtu janë disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë, transmeton portal arbresh.info
Bishtanjoret
Fasulet, bizelet dhe bishtajoret e tjera janë një suplement ushqimor i shkëlqyer, burim fibrash dhe kontribuojnë në shëndetin e sistemit tretës, sepse veprojnë si probiotikë.
Nëse nuk merrni fibra të mjaftueshme në baza ditore, mund të ndjeheni të fryrë, mund të ndiheni të uritur ose të vuani nga dhimbje stomaku.
Nëse vëreni ndonjë nga këto shenja, është një sinjal se është koha për të futur bishtajore në dietë.
Manaferrat
Përveç bishtajore, manaferrat janë gjithashtu një burim i madh fibrash dhe ekspertët këshillojnë që t’i kemi gjithmonë pranë, edhe nëse janë të ngrira.
Gjithashtu, ky frut është plot me antioksidantë dhe vitaminë C, e cila ushqen bakteret e mira dhe redukton proceset inflamatore.
Mund të përzihet me kos ose të shtohet në smoothie.
Ushqimi i fermentuar
Ekspertët theksojnë se futja e produkteve të fermentuara në dietën e përditshme kontribuon ndjeshëm në shëndetin e sistemit tretës. Këtu mund të përfshihen turshi të ndryshime.
Sipas ekspertëve, është e rëndësishme që dieta juaj të jetë e larmishme.
Në sistemin tretës mund të ndikojë edhe menuja monotone, pra konsumimi i vazhdueshëm i të njejtit ushqim. Një gamë më e gjerë ushqimesh çon në një gamë më të gjerë të baktereve të mira në sistemin tretës, gjë që është gjithmonë e mirë.
Por, mos harroni, se për sistemin tretës rekomandohet edhe të pini lëng mjaftueshëm dhe të bëni një gjumë të rregullt dhe cilësor./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...