Enët dhe gotat plastike, të dëmshme për shëndetin

17:42 | 23 Shtator 2018
Arbresh.info

Përdorimi i enëve dhe gotave plastike për ushqim dhe pije nuk janë të sigurta, sikurse konsiderojnë konsumuesit, pavarësisht asaj nëse ambalazhet përmbajnë shenjën pa BPA”, shkruan Current Biology.

Studimi i ri gjen fakte të reja, të cilat tregojnë se përdorimi i plastikës me rastin e ushqimit dhe pijeve nuk është i sigurt. Hulumtimi është kryer në minj dhe shkencëtarët besojnë se vlen edhe për njerëz.

BPA është një etiketë për përbërësin kimik Bisphenol A që përdoret në paketën e ushqimit dhe pijeve që nga viti 1960. Përdoret për të bërë plastikë të fortë, transparente, polikarbonat.

Komponenti i paketimit kalon në ushqim, veçanërisht nëse plastika është e vjetër ose e dëmtuar dhe dëmi mund të shkaktohet edhe nga furra me mikrovalë.

Kimikati është aq i përhapur saqë Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në 2003 dhe 2004 përcaktoi praninë e kësaj përbërje në 93 për qind të mostrave të urinës të marra.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme