Emocionet nuk janë vetëm ndjesi që vërtiten në trupin tuaj, duke bërë që të ndiheni më mirë ose më keq, si të rastisë.
Ato janë një pjesë e rëndësishme e inteligjencës suaj. Emocionet janë mënyra me të cilën mendja juaj e pandërgjegjshme ju tregon se po ndodh diçka në jetën tuaj, së cilës duhet t’i kushtoni shumë vëmendje.
“Një nga çastet që shënon me të vërtetë një pikë kthese te njerëzit, është atëherë kur ata pushojnë së ndrydhuri ndjenjat e tyre dhe dëgjojnë mesazhin që ato mbartin”, shprehet Paul McKenna, autori i 12 librave shumë të shitur për vetëndihmën.
Ja disa nga mesazhet emocionale më të zakonshme që marrim pothuajse çdo ditë dhe zbërthimi i kuptimit të tyre:
Inati zakonisht është një shenjë se një nga rregullat tona ose një nga kufijtë tanë është cenuar, nga ne ose nga dikush tjetër.
Mesazhi është: ose të ndërmarrim veprim për atë që besojmë se është e drejtë, ose, siç veprojmë në disa raste, të pranojmë gjërat që s’mund t’i ndryshojmë, transmeton Telegrafi.
Frika është vetëm një paralajmërim se diçka e keqe mund të ndodhë, ndaj duhet të përgatitemi.
Mesazhi është: nëse ndieni se jeni plotësisht të përgatitur, ose nëse po përjetoni frikë në një situatë ku normalisht ndiheni mirë, ky është një paralajmërim i një rreziku fizik.
Dëshpërimi ndodh kur nuk arrijmë rezultatet që kemi menduar brenda një kohe të caktuar.
Mesazhi është: reflektoni për pak kohë rreth rezultateve dhe/ose strategjisë suaj për arritjen e tyre. Kur ta keni bërë këtë, ju mund të veproni përsëri, ose hiqni dorë, ose ndryshoni strategji.
Faji zakonisht ndodh sa herë që nuk po jetojmë në përputhje me një nga standardet e sjelljes sonë.
Mesazhi i fajit është shumë i thjeshtë: mos gaboni përsëri dhe bëni të pamundurën për ta ndrequr!
Trishtimi është rezultat i të ndierit se na mungon diçka në jetë, ose për shkak se e kemi humbur atë, ose për shkak se kemi humbur kontaktin me të.
Mesazhi është: vlerësoni atë që keni humbur dhe në të njëjtën kohë të jeni mirënjohës për atë që keni. Në disa raste mesazhi mund të jetë: luftoni për ta rimarrë atë, si në rastin e një ëndrre të braktisur. /Telegrafi
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit