Një studim i ri sugjeron se konsumimi i sasive të mëdha të ëmbëltuesve artificialë mund të kontribuojnë në zhvillimin e tipit II të diabetit, njësoj sikurse konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit.
Shkencëtarët kanë shpenzuar tri javë duke i studiuar minjtë laboratorikë të cilët veçse kishin qenë të prekshëm nga diabeti, transmeton Telegrafi.
Ata e kishin ushqyer njërin grup të minjve me glukozë dhe fruktozë (sheqerna) dhe grupin tjetër me aspartam dhe kalium acezulfam (ëmbëltues).
Pas testimeve ishte zbuluar se minjtë e grupit të dytë kishin shfaqur ndryshime biokimike në gjak të cilat potencialisht mund të shpijnë në metabolizmin e energjisë dhe të yndyrës.
Sipas Brian Hoffman, udhëheqës i këtij studimi, ëmbëltuesit artificialë mund ta mashtrojnë trupin të mendojë se është duke pranuar kalori të cilat nuk është duke i pranuar. E kjo mund të ndikojë në aftësinë tonë për të prodhuar insulinë. /Telegrafi/
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...