Dhimbja e qafës dhe ajo e shpinës janë të zakonshme te të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ka shumë faktorë që shkaktojnë këto dy dhimbje, të cilët lidhen kryesisht me dhimbjen e muskujve, rruazat e dobëta ose nga ndonjë lëndim.
Mosha, ngarkesat e rënda, pagjumësia, leximi në krevat janë poashtu faktorë të tjerë ndikues.
Është shumë e vështirë të diagnostikosh dhimbjen e shpinës dhe në 85% të të gjitha rasteve nuk diagnostikohet siç duhet, as me rezonancë magnetike. Ka disa lloje të dhimbjes së shpinës, dhimbja akute që zgjat rreth 4 javë dhe dhimbja kronike, që zgjat më gjatë dhe duhet ta trajtoni në kohë.
Më poshtë keni disa udhëzine shumë të vlefshme që lehtësojnë dhimbjet e shpinës:Blini një dyshek të ri, sepse kjo mund të jetë një nga arsyet e dhimbjes së shpinës.Bëni ecje ose vrap, sepse ju ndihmojnë së tepërmi.Nëse vuani nga dhimbja e shpinës, nuk rekomandohet të flini me bark.Shmangni ngritjen e gjërave të rënda, sepse mund të dëmtojë nyjet ose shpinën dhe të shkaktojë dëmtime.
Dhimbja e qafës lidhet me ndonjë lëndim ose me shqetësime të shpatullave, që mund të jetë si rezultat i nyjeve të paqëndrueshme. Tendosja e muskujve është një tjetër faktor që shkakton dhimbje qafe.
Po ashtu, mënyra se si flini ndikon së tepërmi.
Eliminojini dhimbjet e qafës vetëm duke ndjekur këto rregulla:Masazhoni qafën në mënyrë që të relaksoni muskujt.
Bëni ushtrime të rregullta dhe shtrini muskujt e qafës për t’u çlodhur.Ulni nivelin e stresit, sepse mund të çojë në shumë probleme shëndetësore, përpiquni të gjeni një mënyrë për t’u çlodhur dhe për të qetësuar trupin tuaj me joga ose meditim.Ndryshoni jastëkun dhe pozitën që flini.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...