Receta që e gjeni më poshtë është një ilaç i shkëlqyer natyror për rritjen e imunitetit tuaj, përmirësimin e funksionit të mëlçisë por edhe do të ju bëjë të dukeni më të rinj.
Sipas disa mjekëve tibetianë dhe ekspertëve të mjekësisë lindore ky lëng është eliksiri i rinisë.
Kjo recetë natyrale është në krye të listës së eliksirëve më të mirë për përmirësim të shëndetit dhe sipas mjekësisë orientale, ky është ilaçi më i mirë për shumë probleme shëndetësore.
Nëse përcillni rekomandimet dhe e konsumoni këtë eliksir të rinisë çdo ditë, ju do të shihni efektet e mrekullueshme në shëndetin tuaj për vetëm një muaj, transmeton Klan Kosova.
Ju do të ndiheni të freskët, plot energji, do të zgjidhni shumë probleme shëndetësore (nëse keni të tilla) dhe mbi të gjitha do të dukeni shumë më të rinj.
Përbërësit:
100 ml lëng të freskët limoni
200 gr mjaltë
50 ml vaj ulliri organik
Si ta përgatisni?
Përzieni të gjithë përbërësit mirë dhe vendoseni përzierjen në një kavanoz qelqi. Mbylleni kapakun dhe lëreni të qëndrojë në vend të errët dhe të ftohtë.
Konsumojeni këtë pije në mëngjes, në stomak të zbrazët. Vetëm një lugë nga kjo përzierje është e mjaftueshme për të rritur energjinë tuaj dhe përmirësuar shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Ky eliksir duhet të konsumohet për një muaj, dy herë në vit./Klan Kosova/
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit