Venat varikoze ose variçet janë dilatacione (zgjerime) të venave të këmbës. Çdo venë mund të bëhet varikoze, por, ato që preken më shpesh janë venat e gjymtyrëve të poshtme. Kjo, për shkak të qëndrimit të gjatë në këmbë i cili rrit presionin në venat e këmbëve.
Për shumë njerëz, venat varikoze dhe venat merimangë (një lloj i zakonshëm dhe më i lehtë i venave varikoze) janë thjesht një shqetësim estetik.
Kurse për shumë të tjerë mund të jenë një shqetësim i mirëfilltë, shoqëruar me ndjesinë e dhimbjes dhe parehatisë, si dhe një sinjal për probleme të qarkullimit të gjakut.
Variçet shfaqen tek të dyja gjinitë, por predispozitën më të madhe e paraqesin femrat, të cilat edhe e vuajnë më shumë praninë e tyre.
Për këtë arsye më poshtë gjeni një recetë shumë efektive, e cila eleminon brenda një muaji venat varikoze ose të njohura ndryshe si variçet.
Për përgatitjen e këtij kremi ju duhen 10 karota të vogla, 500 ml uthull molle dhe 10 lugë gjelle me xhel aloe vera.
Fillimisht duhet të lani karotat dhe pasi t’i keni qëruar, grijini sa më hollë në rende. Vendosini mënjanë dhe filloni të hiqni nga bima e aloe veras, sasinë e xhelit të kërkuar më sipër. Mund të përdorni edhe paketime të gatshme me këtë lloj xheli, por këshillohet që të jetë një produkt i certifikuar dhe natyral.
Bashkoni aloe veran dhe karotat dhe kalojini për 2 minuta në frulator derisa të krijohet një masë kompakte, në trajtën e puresë. Hidheni në një vazo qelqi dhe më pas shtoni uthullën e mollës. Përzieni kremin dhe lëreni në frigorifer për 24 orë.
Aplikojeni çdo ditë në zonën ku keni më shumë vena varikoze. Lyejini fillimisht ato me uthull molle dhe më pas aplikoni kremin duke e masazhuar për 30 minuta. Më pas lani këmbët me ujë të ftohtë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...