Një eksperte e gjumit ka treguar kohën ideale se kur duhet të bëni dush gjatë natës, që do të ndikojë në shtimin e orëve të gjumit dhe në përmirësimin e rehatisë tuaj.
Dr. Cheri Mah shpjegon se larja në temperatura të nxehta para gjumit kundërshton nxehtësinë e trupit tuaj, ndërsa ngrënia e ushqimeve të veçanta gjithashtu mund t’ju mbajë zgjuar gjatë natës, shkruan Express.co.uk.
“Unë do t’ju inkurajoja ta bëni dushin pak më herët, një orë e gjysmë para se të planifikoni të shkoni në shtrat. Kur bëni dush të ngrohtë, ajo rrit temperaturën tuaj bazë, por kur bini në gjumë, temperatura juaj bazë bie”, shpjegoi ekspertja.
Sipas ekspertes, kjo metodë mund të ndihmojë që të flini më shpejt por edhe të bëni gjumë të thellë.
Për më tepër, ndihmon në “rimëkëmbjen dhe përtëritjen e muskujve”, të cilat i fitoni më shumë në fazat e hershme të natës. /Telegrafi/
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...
Kanadaja i dorëzon Ukrainës sistemin ushtarak NASAMS
Mehaj: Kërcënimet dhe deklaratat e Vuçiqit apo çfarëdo Viqi,...
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...